Please enter at least 3 characters.

Ronaldo arrin në stërvitje me sy të nxirë (Video)

2018/01/DUJdlpsXUAAX1DQ.jpg

Cristiano Ronaldo shënoi dygolësh në fitoren 7-1 ndaj Deportivo de Corunas në La Liga.

Por, për portugezin ky takim nuk ishte edhe aq aventurë e mirë, sepse ai pësoi një lëndim në fytyrë nga lojtari kundërshtarë teksa shënoi golin.

Por, kjo nuk e ka ndalur CR7 që të paraqitet me kohë në qendrën stërvitore Valdebebas.

Teksa ai ishte në veturë, shikohej qartë syri i nxirë dhe një fashë e bardhë.

Statistikat e Cristianos ndaj Deportivos: 30 (97%) pasime të kompletuara, shtatë gjuajte, tre driblime të suksesshme, dy gola, një shans i krijuar dhe një asistim.

Këtë sezon Ronaldo në La Liga ka shënuar gjashtë gola dhe tre asistime. /Telegrafi/