Please enter at least 3 characters.

Roma po përgatit ofertën për Matan

2017/08/juan-mata-e1501836582397.jpg

Skuadra italiane, Roma po e shohin mesfushorin e Manchester Unitedit, Juan Mata si një alternativë ndaj Riyad Mahrezit të Leicester City.

Roma ka shpenzuar gati gjithë afatin e verës për të kapur Mahrezin, i cili po tërheq interes të madh edhe nga Arsenali i Arsene Wengerit.

Megjithatë, Leicester deri tani kanë qenë të suksesshëm në përpjekjen e tyre për të mbajtur lojtarin e tyre kryesor, i cili shprehu në maj dëshirën për të lënë King Power Stadiumin.

Si rezultat, gjigantët e Serie A janë duke eksploruar mundësitë e tyre dhe raportet e Calciomercatos thonë se mesfushori i Unitedit, Mata është identifikuar si një alternativë e algjerianit.

Spanjolli tani ka më pak se një vit për të përfunduar marrëveshjen e tij të tanishme dhe transferimi i tij nuk do të ishte edhe aq i kushtueshëm. /Telegrafi/