Please enter at least 3 characters.

Roma nxjerr në shitje tre lojtarë për t’i shpëtuar dënimit për FFP

2020/04/GettyImages-1202832746.jpg
271:"ROME, ITALY - FEBRUARY 23: Henrikh Mkhitaryan with his teammates of AS Roma celebrates after scoring the team's second goal during the Serie A match between AS Roma and US Lecce at Stadio Olimpico on February 23, 2020 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma do t’i shes tre lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës për t’i shpëtuar dënimit nga UEFA për Fair Play Financiar.

Skuadra italiane është në krizë financiare dhe pas krizës nga coronavirusi kanë dështuar për të ndërruar pronësinë.

Kjo ka bërë që presidenti James Pallota të vazhdoj të mbes në krye të Romës, përkundër problemeve të shumta financiare.

Klubi italian ka vendosur t’i shes tre futbollistë fillimisht për t’i shpëtuar dënimit nga UEFA.

Florenzi (Foto: AS Roma/Twitter)

Të tre lojtarët që do të shitën momentalisht janë të huazuar, Alessandro Florenzi te Valencia, Rick Karsdorp tek Feyenoord dhe Patrik Schick te RB Leipzig.

Për kapitenin Florenzi, Giallorosët synojnë të fitojnë rreth 15 milionë euro, teksa Fiorentina dhe Valencia mbetën dy skuadrat e interesuara.

Ndërkohë për Rick Karsdorp, Roma shpreson të mbërrijë një ofertë rreth 10 milionë euro.

Problemi mbetet tek çeku Patrik Schick, ku Leipzig kishte mundësinë për ta blerë për 29 milionë euro, por gjermanët kanë kërkuar zbritje të çmimit në 20 milionë.

Marrëveshja pritet të arrihet për një shumë nga 20 deri në 25 milionë euro. /Telegrafi/