Please enter at least 3 characters.

Roma dhe United arrijnë marrëveshje për Chris Smalling

2020/07/GettyImages-1186754221-e1594457541480.jpg
228:"MILAN, ITALY - DECEMBER 06: Chris Smalling of AS Roma reacts during the Serie A match between FC Internazionale and AS Roma at Stadio Giuseppe Meazza on December 6, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Chris Smalling është huazuar te Roma nga Manchester United për një edicion, por që Giallorosët nuk e kanë pasur mundësinë e blerjes.

Gjithsesi dy skuadrat janë në negociata që një kohë të gjatë, pasi lojtari dëshiron qëndrimin te Roma.

Anglezi ka shkëlqyer në Itali dhe Roma kërkon me ngulm transferimin e tij të përhershëm.

United kërkonte 20 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin, por tani dy klubet kanë arritur një marrëveshje për një shumë më të ulët.

Djajtë e Kuq janë pajtuar që të zbresin çmimin në 17 milionë euro dhe Roma ka pranuar këtë.

Chris Smalling. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Giallorosët do ta paguajnë këtë shumë në tri vitet e ardhshme dhe kjo është marrëveshja që është arritur mes dy klubeve.

Ndërkohë tani drejtuesit e klubit kryeqytetas janë në bisedime me agjentin e lojtarit për kontratën e re.

Smalling pritet të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me Romën, ku nga kjo pritet të fitojë katër milionë euro në sezon. /Telegrafi/