Please enter at least 3 characters.

Roma arrin marrëveshje me Milik, zyrtarizimi i polakut çështje ditësh

2020/06/GettyImages-1193152716.jpg
271:"NAPLES, ITALY - DECEMBER 10: Arkadiusz Milik of SSC Napoli scores the 3-0 goal via penalty during the UEFA Champions League group E match between SSC Napoli and KRC Genk at Stadio San Paolo on December 10, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Arkadiusz Milik do të ndërrojë skuadër, por jo edhe kampionat.

Sulmuesi polak është bërë ndër më të kërkuarit në tregun e transferimeve, pasi shumë skuadra kërkonin shërbimet e tij.

Juventus, Atletico Madrid, Everton, Arsenal, Tottenham Hotspur, Milan, Inter e Roma ishin skuadrat që donin transferimin e polakut.

Por garën për të e ka fituar klubi italian Roma, që tanimë ka arritur marrëveshje personale me Milik.

Ish-anëtari i Bayer Leverkusen dhe Ajax është pajtuar me një kontratë pesë vjeçare me Romën ku do të fitojë pesë milionë euro në sezon.

26-vjeçari shënoi 14 gola edicionin e kaluar me fanellën e Napolit në 35 ndeshje zyrtare.

Por Roma duket shumë afër marrëveshjes edhe me klubin italian për shërbimet e Milik.

Giallorosët i kanë bërë ofertë prej 25 milionë euro Napolit si dhe do t’i japin një nga lojtarët e rinj.

Gjithsesi sipas medieve italiane zyrtarizimi i Milik si lojtar i Romës tanimë është çështje ditësh. /Telegrafi/