Rogerti: Nuk kam mëshirë për askënd, dua t’i siguroj familjes të ardhme më të mirë me ato 100 mijë euro
Java e fundit në Big Brother VIP Albania po shkon me shumë debate e tensione.
Njëri nga finalistët, Rogerti, ka habitur shumë me sjelljen e tij dhe debatet që ka nxitur.
Ai në një video të publikuar në faqen zyrtare të BBVA, Rogerti nuk shihet nëse është duke bashkëbiseduar me dikë ose duke folur me kamerat.
Ai fillon dhe thotë: “Unë kur hyra në finale, kur hyra në shtëpi bëra lëvizjen e duhur që i thashë (Mirit) ‘zotëri je vetëm, vazhdo’”.
“Ai është shokuar, ai më quan mua të pabesë, në qoftë se ajo quhet pabesi, atëherë faqja e zezë për njeriun që jam, sepse e kam treguar që unë këtë lojë nuk kam mëshirë për askënd. Unë kam për detyrë të fitoj këtë lojë, për t’u siguruar që djali im dhe familja ime janë mirë dhe na vjen një e ardhme më e mirë me ato 100 mijë euro, gjë shumë e thjeshtë, kaq”, shtoi ai.
“Mateo si Mateo, s’kemi çfarë t’i bëjmë. Rri dhe qesh sa herë debaton. Nuk pranoj asnjë gjë me dashurinë që nuk ekziston, çfarë t’i them. Ai më duket është më i kënaqur me Selin në finale sesa do të ishte me Brikenën, imagjino”, përfundoi Rogerti.
Në përgjithësi, situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania po mbetet e tensionuar, me përplasje dhe deklarata të forta mes finalistëve, ndërsa afrimi i finales po e rrit edhe më shumë intensitetin e lojës. /Telegrafi/


