Rodri kontakton skuadrën e Valencias për të kërkuar falje për komentet e tij
Mesfushori i Barcelonës, Rodri, ka kontaktuar personalisht anëtarët e skuadrës së Valencias për të sqaruar dhe për të kërkuar falje për komentet e papërshtatshme ndaj tyre në fundjavë.
30-vjeçari ka tërhequr vëmendjen për arsyet e gabuara, pasi së fundmi u shfaqën pamje të filmuara, në të cilat ai u kap duke i thënë shokut të tij të skuadrës, Pau Cubarsi, se lojtarët e Valencias janë shumë të dobët.
Këto fjalë të mesfushori spanjoll erdhën gjatë fitores 5-0 të Barcelonës kundër ‘Los Che’ fundjavën e kaluar.
“Ata janë vërtet të dobët—këta djem janë vërtet të dobët…Vërtet të dobët. Janë vërtet të këqij, vëlla. Janë të tmerrshëm. Si e përfunduan sezonin e kaluar? As nuk ia dolën të kalonin mesin e fushës në pjesën e dytë…”, i tha Rodri, Cubarsit.
Megjithatë, sipas A Punt Radio, Rodri, ka kontaktuar personalisht anëtarët e skuadrës së Valencias për të sqaruar dhe për të kërkuar falje për fjalët e tij. /Telegrafi/


