Rita Ora provokon nga Mançesteri duke u shfaqur 'topless'
157:"BERLIN, GERMANY - APRIL 12: Rita Ora arrives for the Echo Award at Messe Berlin on April 12, 2018 in Berlin, Germany. (Photo by Andreas Rentz/Getty Images)

Foto: Getty Images
12:"Getty Images
15/07/2018
Rita Ora ka provokuar sërish të gjithë në InstaStory.
Bukuroshja shqiptare para performancës së saj në Manchester Arena para 20 mijë adhuruesve është siguruar të nxitë polemika.
Ajo ka publikuar një foto në InstaStory ku shihet duke mbajtur gjoksin e saj teksa duket topless në përgatitje për performancën.
Menjëherë mediat angleze kanë cilësuar këtë si një provokim të radhës nga këngëtarja shqiptare.
Rita vazhdoi me performancën para plot 20 mijë të pranishmëve në një prej koncerteve më të mëdha të saj së fundi në bashkëpunim me iHeart Radio.
Rita Ora së fundmi publikoi projektin “Girls” i cili u mirëprit nga publiku.
/Telegrafi/


