Please enter at least 3 characters.

Rita Ora mbërrin në Kroaci për koncertin e radhës

2019/08/riiit2.jpg
248:"SANTIAGO, CHILE - JANUARY 26: Alejandro Agag, CEO, Formula E with Rita Ora in the Qualcomm BMW i8 Safety car during the Santiago E-prix at Parque O'Higgins Circuit on January 26, 2019 in Santiago, Chile. (Photo by Sam Bagnall/Handout/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë së fundmi e pranishme në një nga festivalet më të mëdha në Rusi, për të interpretuar si e ftuar speciale një nga këngët e saj hit.

Ndërsa sot (e premte), ajo do të mbajë koncertin e radhës në Ballkan, përkatësisht në Kroaci.

Ajo do të performojë "Kresimir Cosic Sports Hall", në Zarë, ku do të këndojë për fansat të gjitha këngët e albumit të saj më të fundit, "Pheonix".

Këngëtarja ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi nga momenti kur aeroplani i saj privat, po ateronte në shtetin kroat.

Rita ka qenë shumë e angazhuar këtë vit me koncerte të shumta anë e kënd botës, kjo në kuadër të suksesit që pati albumi i saj i fundit.

Projekti i saj i fundit muzikor mbetet kënga "New Look", e cila është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/