Please enter at least 3 characters.

Rita Ora familjare e devotshme, del në darkë me nënën (Foto)

2017/03/rita-ora-e1488385090779.jpg
26:"© Will Alexander/WENN.com

Rita Ora hap pas hapi përcillet nga fotografët sa herë që qëndron në Britaninë e Madhe.

Bukuroshja nga Prishtina e cila është rritur në Londër dhe ka krijuar atje famën ndërkombëtare, ka vendosur të darkojë me nënën duke u larguar pak nga jeta aktive e shoubizit.

Rita është parë në një nga restaurantet e Londrës me nënën e saj Verën, ku menjëherë është kapur nga fotografët.

Rita Ora me nënën e saj, Foto: DailyMail

Daily Mail komplimenton nënë e Ritës, duke thënë se ajo është plot stil po ashtu sikurse vajza, shkruan Telegrafi.

Vera gjithnjë qëndron afër Ritës pa marrë parasysh vendin, teksa nëna e këngëtares shpesh viziton Kosovën ku janë të afërmit e familjes. /Telegrafi/