Please enter at least 3 characters.

Rita Ora është e ftuar speciale sivjet për të performuar në Eurovision

2023/04/rita1.jpg
251:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 21: *** EDITORIAL USE ONLY IN RELATION TO THE BRIT AWARDS 2018 *** Rita Ora performs at The BRIT Awards 2018 held at The O2 Arena on February 21, 2018 in London, England. (Photo by David M. Benett/Dave Benett/Getty Images)
24:"Dave Benett/Getty Images

Rita Ora do të jetë e ftuar speciale sivjet në një nga netët e Eurovisionit.

Ajo do të performojë një potpuri hitesh të saj më të mëdha në festivalin evropian, shkruan BBC.

Artstja Rebecca Ferguson gjithashtu do të performojë në qytetin e saj të lindjes, Liverpool.

Duke folur për Eurovisioncast të BBC-së, ajo tha: "Është një festë e Liverpoolit dhe Ukrainës përmes muzikës".

Ajo do të këndojë një duet me artistin ukrainas Alyosha.

Një nga nikoqiret e këtij viti, Julia Sanina do të hapë gjysmëfinalen e parë duke performuar me grupin e saj The Hardkiss.

Artistë të tjerë ukrainas që do të performojnë përfshijnë Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka, pasi Mbretëria e Bashkuar po e organizon sivjet Eurovisionin në emër të Ukrainës.

BBC tha se do të simbolizojë se si Mbretëria e Bashkuar është "United by Music (E bashkuar nga muzika)" - slogani i këtij viti për konkursin.

Rreth 160 milionë njerëz pritet të ndjekin Eurovisionin, duke e bërë atë një nga audiencat më të mëdha televizive në botë.

Eurovisioni nuk e pranon Kosovën si shtet pjesëmarrës në këtë festival, për shkak se ajo nuk është e anëtarësuar në EBU (Unioni i Transmetuesve Evropianë).

Por mesa duket sivjet Kosova do të gjejë një mënyrë për të depërtuar në Eurovision, duke kulmuar me një performancë spektakolare të realizuar nga artistja me famë botërore, e cila ka lindur në Kosovë. /Telegrafi/