Please enter at least 3 characters.

Rita Ora bën shqiponjën në mes të skenës, në Norvegji

2019/04/rita5-1-e1556056209126.jpg
226:"NEW YORK, NY - NOVEMBER 08: Rita Ora performs on the runway wearing Swarovski in the 2018 Victoria's Secret Fashion Show at Pier 94 on November 8, 2018 in New York City. (Photo by Thomas Concordia/Getty Images for Swarovski)
26:"Getty Images for Swarovski

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka filluar turneun e saj të koncerteve "Phoenix" edhe në Evropë, për të promovuar këngët e albumit të saj më të fundit.

Shteti i parë është Norvegjia - vend ky në të cilin artistja shqiptare ka performuar në kryeqytetin e tij, në Oslo.

Shumë momente nga ky koncert, Ora i ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, duke treguar momentet e këndshme që ka shijuar në skenë para fansave.

Duke qenë se është krenuar gjithnjë me rrënjët e saj, simbolet shqiptare, duket se mbeten të preferuarat e artistes kur ajo është në skenë.

Kjo pasi në një moment gjatë performancës, Rita ka bërë shqiponjën me duar, duke e ndjerë kështu edhe më shumë interpretimin e këngës së saj.

Me këtë gjest, ajo edhe e ka nderuar prezencën e fansave të saj shqiptarë në këtë koncert, duke pasur parasysh që në Norvegji është një komunitet i madh i bashkatdhetarëve që jetojnë atje. /Telegrafi/