Please enter at least 3 characters.

Rita kujton këngën "R.I.P." që para gjashtë vitesh kryesoi top-listat britanike

2018/04/RitaOrac-e1522871630563.jpg
423:"LOS ANGELES, CA - MARCH 24: Rita Ora performs at the March for Our Lives Los Angeles rally on March 24, 2018 in Los Angeles, California. More than 800 March for Our Lives events, organized by survivors of the Parkland, Florida school shooting on February 14 that left 17 dead, are taking place around the world to call for legislative action to address school safety and gun violence. (Photo by Sarah Morris/Getty Images)
12:"Getty Images

Fama e Rita Orës si këngëtare e suksesshme nisi në vitin 2012 me albumin e saj debutues, "Ora".

Albumi përmbante hitet "R.I.P." dhe "How We Do (Party)" që kryesuan top-listat britanike duke e bërë edhe albumin numër një në Britani të Madhe.

Kënga e parë nga albumi debutues, "R.I.P." (në bashkëpunim me Tinie Tempah), u lansua më 6 maj 2012.

E realizuar nga Chase & Status, kjo këngë debutoi në vend të parë të top-listave britanike duke u bërë njëherësh kënga e saj e parë që e arrinte këtë sukses.

Dhe pastaj vazhduan këngët tjera, ndërsa me kalimin e viteve, 27-vjeçarja është bërë një prej yjeve kryesore të muzikës botërore.

Ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo e ka kujtuar pikërisht realizmin e këngës "R.I.P." duke thënë se nuk i besohet se kanë kaluar gjashtë vite që atëherë.

"Gjashtë vite më parë. A mund të besoni? R.I.P.", ka shkruar Rita në Instagram në një postim të shoqëruar me fragmente të këngës.

"R.I.P."  ka kaluar shifrën prej 62 milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/