Rio nuk mendon për pensionim
Ferdinand e festoi ditëlindjen e 35-të më herët gjatë javës dhe është lënë në pankinë në ndeshjet e fundit bashkë me partnerin e tij Nemanja Vidic.
Dyshja do të duhet të vijë në shprehje të dielën ndaj Arsenalit dhe ferdinand ndjen se ai ka shumë për t’i dhënë ekipit.
“Natyrisht se ju dëshironi të luani çdo minutë në secilën ndeshje, por në këtë fazë të karrierës time unë e di se nuk është e mundur”.
“Unë e di se menaxheri do të më largojë në shumë ndeshje, por unë dua që të jem i përfshirë sa më shumë që mundem”.
“Në fillim të sezonit të kaluar, njerëzit ndoshta nuk llogarisnin në mua, por harruan se unë e fitova titullin me ekipin. Unë e kam bërë gjatë gjithë karrierës time përgënjështrimin e kritikëve. Prandaj besoj se edhe kësaj radhe nuk do të jetë më ndryshe”, ka thënë Rio. /Telegrafi/


