Please enter at least 3 characters.

Rikthehet Liga e Evropës - Interi, Arsenali dhe Chelsea kërkojnë fitoren

2019/02/Liga-e-Evropes.jpg
252:"TALLINN, ESTONIA - AUGUST 15: The Europa League Winners Trophy is displayed prior to the UEFA Super Cup between Real Madrid and Atletico Madrid at Lillekula Stadium on August 15, 2018 in Tallinn, Estonia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Sot (e enjte) janë në plan ndeshjet e para të fazës së 1/16-tës në Ligën e Evropës.

Pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve në mbrëmjen e së martës dhe mërkurës, tani radha është për ethet e Ligës së Evropës.

Mbrëmja e sotme do të sjell plot 15 ndeshje në garën e dytë më të madhe ekipore në Evropë, ndeshje që vijnë në dy termine.

Skuadra të njohura evropiane pritet të kërkojnë fitoren në ndeshjet e para në këtë fazë për t'ju ofruar më shumë kualifikimit.

Gjiganti anglez, Arsenali është njëri nga ta që kërkon fitoren në udhëtimin e tyre të Bate Borisov, në ndeshjen që fillon nga ora 18:55.

Edhe gjiganti italian, Interi do të luaj në terminin e njëjtë duke kërkuar fitore në ndeshjen e tyre në Austri ndaj Rapid Viennas.

Në anën tjetër nga ora 21:00 fitoren ndaj Malmos e kërkon Chelsea, që nuk po kalon në formë të mirë në Ligën Premier.

Ndeshje tjera interesante priten të jenë edhe ato në mes të Lazio-Sevilla, Celtic-Valencia, Galatasaray-Benfica dhe Zurich-Napoli. /Telegrafi/