Please enter at least 3 characters.

Rikthehet futbolli në Kosovë pas pushimit dimërorë, katër ndeshje të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës

2024/02/421899608_1004432124656120_5305333435803562354_n.jpg
24:"photo by: @Shpend Ahmeti
13:"Shpend Ahmeti

Pas periudhës së pushimit dimëror, klubet e futbollit në Kosovë i rikthehen garave këtë fundjavë, me ndeshjet e fazës së 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.

Katër ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa katër ndeshje tjera luhen të dielën, e të cilat pritet të sjellin emocione dhe rivalitet.

Padyshim që dueli kryesor i ditës së sotme, por në përgjithësi në këtë fazë zhvillohet ai në Gjilan, ku Gjilani pret Prishtinën.

Ky duel gjykohet nga Visar Kastrati me ndihmësit Fatmir Sekiraqa e Fatlum Jashari.

Sfidë interesante pritet të zhvillohet edhe në Drenas, ku Feronikeli '74 pret Malishevën, deria në Suharekë, skuadra më e re në Kosovë, Suhareka do të takohet me Prishtinën e Re.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme zhvillohet në Lipjan ku përballë janë dy skaudrat e Ligës së Parë, Vjosa dhe 2 Korriku.

Ditën e nesërme në program janë edhe katër duele të tjera si Drita - Rilindja 1974, Ballkani - Vëllaznimi, Dukagjini - Dinamo dhe Trepça '89 - Llapi. /Telegrafi/