Please enter at least 3 characters.

Rikthehet furnizimi me ujë në Malësinë e Vogël në Gjakovë

KRU “Gjakova” ka njoftuar se është rregulluar defekti në gypin Ø200 mm në fshatin Malësia e Vogël, ish-Radostë.

Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes kanë përfunduar punimet për sanimin e defektit, ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm është rikthyer.

Kompania ka falënderuar banorët për mirëkuptimin gjatë kohës së ndërprerjes. /Telegrafi/