Rikthehen ‘zotërinjtë’, Don Pizhi dhe Don Arbas!
01/05/2011
Don Pizhi, apo siç do ta dëgjoni në të ardhmen vetëm si Don P, në bashkëpunim me Don Arbas shprehin me anë të kësaj kënge jetën e një kosovari, në projektin që, sipas tyre, është jokomercial dhe se u përket atyre krijimeve me tema sociale.
Për muzikën e këngës është përkujdesur vet Don Arbas, ndërsa tekstin e punoi Don P. Videoklipi është realizuar nga një produksion i ri, “ASHA”. /Telegrafi/


