Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja te super sfida në Madrid
Pritjes i erdhi fundi. Sonte (e martë) nis faza e ligës së Ligës së Kampionëve dhe nata e parë sjell menjëherë disa përballje që premtojnë spektakël.
Mbrëmja hapet në Belgjikë, ku Club Brugge pret Aston Villan. Dy skuadra që duan ta nisin me këmbën e mbarë dhe tri pikët në këtë përballje mund të jenë shumë të rëndësishme në llogaritë e fazës së ligës.
Në Athinë, AEK-u përballet me LASK-un. Një duel ku vendasit synojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë dhe ta nisin aventurën evropiane me fitore.
Pa dyshim, ndeshja që tërheq më së shumti vëmendjen. Real Madridi dhe Interi përballen që në xhiron e parë, në një duel që sjell dy emra të mëdhenj të futbollit evropian. ‘Santiago Bernabeu’ pritet të jetë në qendër të vëmendjes për këtë supersfidë.
The Champions. pic.twitter.com/3gkegUjSem
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 7, 2026
Një tjetër përballje e madhe zhvillohet në Portugali. Porto pret Manchester Cityn në një ndeshje ku vendasit do të kërkojnë ta shfrytëzojnë atmosferën në ‘Estadio do Dragao’, ndërsa City synon ta nisë rrugëtimin me tri pikë.
Në Gjermani, Borussia Dortmundi përballet me Villarrealin. Dy skuadra me ambicie të mëdha evropiane dhe një duel që mund të prodhojë shumë emocione në ‘Signal Iduna Park’.
Nata mbyllet me një tjetër përballje interesante. Lille pret Real Betisin në Francë, në një ndeshje ku të dyja skuadrat do të kërkojnë një start pozitiv në fazën e ligës.
Gjashtë ndeshje. Një natë e madhe futbolli. Dhe Liga e Kampionëve rikthehet aty ku i takon, në qendër të vëmendjes.
Të gjitha ndeshjet që do të luhen gjatë ditës së martë:
18:45 AEK – LASK
18:45 Club Brugge – Aston Villa
21:00 Borussia Dortmund – Villarreal
21:00 Lille – Betis
21:00 Porto – Manchester City
21:00 Real Madrid – Inter
/Telegrafi/


