Rikthehen emocionet e ligës Pit Power në Ferizaj
SUPERLIGA
Skuadrat nga Superliga kanë dhuruar duele të bukura dhe shumë interesante, ku skuadrat favorite e nisën me fitore, ndërsa kampionët e sezonit të parë, BBF Company ngecën me një barazim 1-1 ndaj Dental në kryendeshjen e xhiros së parë.
Elektring dhe Termo Luli u desh të djersiteshin më shumë për të marr pikët e plota pasi përball kishin skuadra mjaftë të papërshtatshme si ajo e Guackës dhe Nderimit. Fitore realizuan edhe Restaurant Arxhendi e Komogllava & Eurolindi të cilat mposhtën Lloshkobarën ,respektivisht Vetëvendosjen. Një nga ndeshjet më të bukura të kësaj jave ishte fitorja e Unioni SHPK ndaj Victoria & Sllatina Poshtme. Dy skuadrat dhuruan futboll të bukur dhe korrekt, ndërsa nuk munguan edhe golat e bukur në këtë takim. Unioni u tregua më i saktë, duke fituar ndeshjen me rezultat bindës, 6-3.
Në vazhdim i gjeni rezultatet, tabelën dhe listën e golashënuesve të Superligës:
LIGA E PARË
Edhe skuadrat nga Liga e Parë nuk mbetën mbrapa për nga cilësia. Edhe këtë sezon lufta për titullin kampion në Ligën e Parë pritët të jetë shumë e fortë, ku 5-6 skuadra janë favorite për të ngritur titullin në fund.
Ndeshja hapëse e sezonit të dytë ishte përballja ndërmjet Kombëtares A dhe Elitës e cila përfundoi me barazim 3-3, ndërsa menjëherë pas kësaj u zhvillua një nga ndeshjet më të bukura të kësaj jave ndërmjet Mercedes Benz Isa Service dhe Festës, e cila përfundoj me fitoren e skuadrës mysafire(3-5) pas një drame të bukur futbolli. Fabefa fitoj derbin e javës ndaj Te Iriqi me rezultat të ngushtë 3-2, ndërsa me fitore e filluan edhe favoritët tjerë, Balaj e Pleshina.
Në vazhdim i gjeni rezultatet, tabelën dhe listën e golashënuesve të Ligës së Parë:
LIGA 2A dhe 2B
Këtë sezon startoi edhe kategoria e tretë, ku 36 skuadra janë të ndara në dy grupe (A & B).
Në grupin A, nga ndeshjet më interesante ishin fitoret e Surqinës dhe Ura Market, ndërsa fitoren e parë në Pit Power Liga Total e realizoi edhe Classic, e cila mposhti 3-2 Tasjanin. Një nga skuadrat favorite në këtë grup duket Big Eagle e cila mposhti Kosharën 3-1.
Edhe ne Grupin B, ku shumica e skuadrave bënë paraqitjet e tyre të para në Ligë, treguan ndeshje të bukura ku më së shumti veçohen fitoret e Qiellit 8-6 ndaj IKS Comunication, ndërsa favoritët në këtë grup mund të quhen Rakaj dhe Gerlica, të cilët poashtu arkëtuan pikë të plota dhe bënë paraqitje shumë të mira.
Në vazhdim i gjeni rezultatet, tabelën dhe listën e golashënuesve të Ligës 2A dhe 2B:


