Please enter at least 3 characters.

Rihanna dhe Jack Darsey dhurojnë 4.2 milionë dollarë për viktimat e dhunës në familje

2020/04/Rihanna1-1-e1586538121463.jpg
258:"PASADENA, CALIFORNIA - FEBRUARY 22: Rihanna accepts the President’s Award onstage during the 51st NAACP Image Awards, Presented by BET, at Pasadena Civic Auditorium on February 22, 2020 in Pasadena, California. (Photo by Paras Griffin/Getty Images for BET)
20:"Getty Images for BET

Rihanna së bashku me Jack Dorsey do të sigurojnë mbështetje financiare për individët që vuajnë nga dhuna në familje.

Fondacioni i saj “Clara Lionel Foundation (CLF)” dhe drejtori i përgjithshëm i Twitterit janë bashkuar për t’u ndihmuar këtyre viktimave në Los Angeles gjatë urdhrit të qëndrimit në shtëpi ndaj COVID-19, shkruan Rolling Stone.

Granti i përbashkët prej 4.2 milionë dollarë për Fondin e Kryetarit të Komunës për Los Angeles, do të ndihmojë në ofrimin e mbështetjes dhe burimeve për individët dhe fëmijët që vuajnë nga dhuna në familje, përfshirë strehimin, ushqimin dhe këshillimin. CLF dhe Dorsey secili i janë zotuar 2.1 milionë dollarë fondit.

Jack Dorsey (Foto: David Becker/Getty Images)

Javën e kaluar, CLF i Rihannas dhe Fondacioni Shawn Carter i Jay-Z dhuruan dy milionë dollarë për të mbështetur punëtorë pa dokumente, popullsinë e burgosur, të pastrehë dhe të moshuar dhe fëmijë të punonjësve të kujdesit shëndetësor në Los Angeles dhe New York, në mesin e pandemisë coronavirus.

CLF gjithashtu dhuroi pesë milionë dollarë për organizata të shumta në të gjithë botën për të ndihmuar në mbrojtjen e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe komuniteteve të margjinalizuara në betejën e tyre me pandeminë COVID-19. /Telegrafi/

Rihanna (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)