Rifreskoni kopshtin, pesë mënyrat si ta bëni këtë në stinën e pranverës (Video)
Tashmë pranvera ka trokitur në dyert tona dhe gjithnjë e më shumë paraqitet nevoja për ndryshimet në ambientin e jashtëm. Mirëpo dimri i fortë dhe moti herë herë i papërshtatshëm bëjnë që kopshti të marrë një formë jo ideale.
Pranvera është stina kur paraqitet nevoja për ndryshimet e para për të bërë kopshtin tuaj të duket bukur, ndërsa Super Viva sjellë pesë forma për të ri-freskuar dhe mirëmbajtur atë.
Krasitja
Një prej aktiviteteve më të dashura për kopshtarët është krasitja, apo prerja dhe formësimi i botës bimore në kopsht. Gjithçka mund të formësohet shumë lehtë në kopsht me gërshërët e kualitetit të lartë që mund t’i gjeni në Super Viva për ditët e kopshtit për një çmim prej vetëm 0,99 euro.
Është koha që të dorëzoheni për bimët që nuk “performojnë” si duhet në kopshtin tuaj. Tani është koha që me lulet e reja që mund t’i gjeni në Super Viva të rifreskoni kopshtin tuaj duke i mbjellë ato pasi të keni larguar bimët jo performuese.
Kopshti juaj nuk mund të freskohet më mirë se sa me pemët të cilat së pari kur lulëzojnë në pranverë i dhurojnë pamje fantastike kopshtit dhe aromë unike, e në fund të stinës e bëjnë kopshtin të pasur me fruta të tilla si molla, dardha, kumbuj dhe qershia, të cilat mund të mbillen duke u siguruar me çmim ekskluziv në Super Viva për ditët e kopshtit.
Dukja dhe forma e kopshtit përcaktohet shumë nga vazot që ju shfrytëzoni dhe dheu i cili është në vazot tuaja. Nëse jeni të kënaqur me vazot, atëherë ndërroni dheun, por preferohet që t’i ndërroni vazot kohë pas kohe në formë ri-freskimi për kopshtin tuaj, ndërkaq një llojllojshmëri të vazove me çmim të volitshëm mund t’i gjeni në Super Viva për ditët e kopshtit.
Mos u mashtroni nga rreshjet e mëdha të shiut. Fidanet dhe bari në kopshtin tuaj kanë nevojë për ujitje të vazhdueshme dhe që ujitja të realizohet si duhet e që kopshti të freskohet nevojiten paisjet e mira dhe gjentilesë gjatë realizimit të veprimit për të ruajtur barin dhe fidanin, pasi shtypja e lartë gjatë ujitjes mund t’i dëmtojë ato. Prandaj mbani nën kontroll të gjitha me paisjet e ujitjes të cilat mund t’i gjeni në Super Viva për ditët e kopshtit.


