Please enter at least 3 characters.

Rey Manaj nuk do të kthehet te Interi pas huazimit

2016/01/rey-manaj-e1504550110395.jpg

Rey Manaj dhe Interi i kanë rrugët përfundimisht të ndara.

Pas dy periudhave huazuese te Pisa dhe Pescara pa obligimin e blerjes, është futbollisti shqiptar, ai i cili pritet të mos kthehet më te Interi.

Mediat italiane shkruajnë se në kontratën mes Interit dhe Granadas pos huazimit është edhe obligimi i blerjes nga klubi spanjoll.

Granada do të paguajë 2 milionë euro për shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Në dy periudhat e kaluara huazuese, Manaj kishte 29 paraqitje duke shënuar vetëm 4 herë.

Rey Manaj u prezantua te skuadra spanjolle Granada ku do të mbetet edhe pas vitit 2018. 

Manaj asnjëherë nuk arriti t'i përmbushë pritjet te Interi, andaj edhe u dha si huazim në Serie B.

Kujtojmë se Manaj nuk ka arritur të sigurojë as ftesën nga kombëtarja shqiptare. /Telegrafi/