Please enter at least 3 characters.

Rexhbeçaj kthehet te Wolfsburg, por dy skuadra duan shërbimet e tij

2022/06/GetPaidStock.com-629dc3baa56a1.jpg
419:"02.03.2022, Fussball, Saison 2021/2022, DFB Pokal, Viertelfinale, VfL Bochum - SC Freiburg, Elvis Rexhbecaj VfL Bochum 1848, Foto: Dennis Ewert/RHR-Foto Bochum Vonovia Ruhrstadion NRW Deutschland xRHR-FOTO/DEx *** 02 03 2022, football, season 2021 2022, DFB Pokal, quarterfinal, VfL Bochum SC Freiburg, Elvis Rexhbecaj VfL Bochum 1848 , photo Dennis Ewert RHR photo Bochum Vonovia Ruhrstadion NRW Germany xRHR PHOTO DEx
21:"imago images/RHR-Foto

Elvis Rexhbeçaj ka përfunduar huazimin një vjeçar te Bochum dhe është rikthyer në skuadrën që zotëron kartonin e tij WFL Wolfsburg.

Megjithatë talenti nga Kosova nuk pritet të mbetet tek 'Ujqërit' që janë të gatshëm ta shesin ose huazojnë përsëri.

24-vjeçari ka zhvilluar 32 ndeshje në Bundesliga dhe katër të tjera në Kupën e Gjermanisë ku bëri dy asistime dhe nuk arriti të shënoj asnjë gol.

E ardhmja e tij nuk pritet të jetë te Wolfsburgu përkundër se ai ka kontratë deri në vitin 2023 me këtë klub.

'Ujqërit' janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për lojtarin, derisa Werder Bremen dhe Bochum janë duke kërkuar transferimin e tij.

Prizrenasi mund të largohet nga Wolfsburgu nëse vije një ofertë rreth tre milionë euro.

Werder po shihet si favorit sipas mediave gjermane për t'i siguruar shërbimet e Rexhbeçajt.

Kujtojmë që lojtari është ende në pritje të Gjermanisë dhe mund të luaj edhe për Kosovën, por një gjë të tillë ende nuk e ka vendosur. /Telegrafi/