Please enter at least 3 characters.

Renault 5 Turbo është rikthyer, por në një version elektrik

2024/12/1-196.jpg

Thashethemet janë bërë realitet dhe Renault ka vendosur edhe një herë të rikthejë në skenë një kombinim unik të fuqisë brutale dhe paketimit kompakt.

Ashtu si në dy gjeneratat e mëparshme, Renault i qëndroi besnik konceptit origjinal të vlerave ekstreme, dhe në një paketë moderne që nënkupton edhe 500 kuaj fuqi dhe lëvizje me rrota të pasme.

Megjithatë, siç sugjeron emri, Renault 5 Turbo 3E mundësohet nga energjia elektrike, transmeton Telegrafi.

Ka dy motorë elektrikë, të cilët vënë në funksion rrotat e pasme. Renault serik më i fuqishëm në histori arrin 100 km/h në vetëm 3.5 sekonda.

Ka pak pika kontakti me modelin standard. Ky përdor një shasi monokoke karboni, e cila minimizon masën. Estetika përfaqëson një kombinim të stilit retro dhe futurist me lidhje të dallueshme me origjinalin në formën e dritave dhe vetë siluetës.

Nuk dihen detaje për çmimin dhe datën e mbërritjes në treg. Disa burime përmendin vitin 2026 dhe supozohet se prodhimi do të jetë rreptësisht i kufizuar.

Natyrisht, gjithçka e përmendur gjithashtu tregon për një çmim shumë më të lartë se çdo gjë nga oferta e Renault. /Telegrafi/