Please enter at least 3 characters.

Rekord i ri, kënga e parë shqiptare që arrin 200 milionë shikime (Video)

2016/06/Silvagunbardhi.jpg

Bashkëpunimi nga Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi, “Të ka lali shpirt”, ka kaluar shifrën prej 200 milionë shikimesh në YouTube.

Në këtë mënyrë, “Të ka lali shpirt” bëhet kënga e parë në gjuhën shqipe që arrin këtë shifër.

Përveç nga shqiptarët, kjo këngë është dëgjuar edhe nga popujt e tjerë të Ballkanit, por edhe më gjerë.

Videoklipi i kësaj kënge është publikuar në rrjetin e shpërndarjes së videove më 18 janar të vitit 2013.

Ndërkaq, shifrën prej 100 milionë shikimesh e kishte arritur në maj të vitit të kaluar. /Telegrafi/