Please enter at least 3 characters.

Reinieri konfirmon se nuk ka arritur ende marrëveshje me Real Madridin

2020/01/15781712726457.jpg

Reinieri Jesus ka thënë se ende nuk ka arritur marrëveshje me Real Madridin për të kaluar në Santiago Bernabeu.

17-vjeçari lidhet me një kalim te Los Blancos nga Flamengo, por që ende nuk ka asgjë të zyrtarizuar.

MARCA ka intervistuar talentin brazilian që ka thënë hapur se kalimi i tij te madrilenët nuk ka ndodhur ende.

“Të presim dhe të shohim”, ishte përgjigja e Reinierit për mediumin spanjoll.

Real Madridi thuhet se do t’i paguajë 35 milionë euro për transferimin e tij nga skuadra braziliane.

Braziliani pritet të qëndrojë në formë huazimi te Flamengo deri t’i mbushë 18 vite dhe më pas të kalojë te gjiganti nga La Liga. /Telegrafi/