Please enter at least 3 characters.

Regjistrohen numra rekord me coronavirus në të gjithë Evropën

2020/10/98025ba3-1d40-4cab-9315-1c7ea5373c06-1.jpg

Numra rekord të rasteve të coronavirusit po vazhdojnë të njoftohen në Evropë, ndërsa kontinenti lufton me një valë të re të infeksionesh.

Italia, dikur epiqendra globale e pandemisë, ka raportuar 7,332 infeksione të reja - rritja më e lartë ditore e regjistruar.

Rumania gjithashtu ka shtuar një numër rekord të 4,016 rasteve në numërimin e saj, raporton BBC.

Dhe siç kemi raportuar më parë, rekordet janë thyer sot në Rusi, Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë. Ndërkohë 11.970 raste të reja janë raportuar në Spanjë.

Megjithëse nuk është një rekord, ajo vjen prej Spanjës vazhdon të raportojë numrin më të lartë të infeksioneve në Evropë - aktualisht mbi 908 mijë, sipas Universitetit Johns Hopkins. /Telegrafi/