Regjistrohen 574 pacientë të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 574 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas qyteteve në Shkup - 169, Tetovë - 105, Gostivar - 87, Strumicë - 36, Kumanovë - 35, Kërçovë - 27, Kavadar - 14, Manastir dhe Koçan nga 13, Shtip - 11, Prilep, Veles dhe Radovish nga 10, Sveti Nikollë - 8, Gjevgjeli - 4, Kriva Pallankë dhe Vinicë nga 3, Negotinë, Resnjë, Probishtip, Makedonski Brod dhe Makedonska Kamenica nga 2, Ohër, Dellçevë, Krushevë, Demir Hisar, Demir Kapi dhe Kratovë nga 1 secila.
Deri më tani, gjithsej 1.175.766 teste për coronavirus janë bërë në vend.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 178.879, prej tyre të shëruar janë 157.868, të vdekur 6.013, ndërsa numri i rasteve aktive është 14.998./Telegrafi/


