Please enter at least 3 characters.

Regjistrohen 370 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

2022/02/PRI_203681353.jpg
362:"A detail of a hand holding a lateral flow test that shows a negative result in a domestic bathroom on 'Freedom Day', 19th July 2021, in London, England. 'Freedom Day' is the date that Prime Minister Boris Johnson's UK government set as the end of Covid pandemic social distancing conditions with the end of mandatory face coverings in shops and public transport.
28:"In Pictures via Getty Images

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.148 teste, ndërsa janë regjistruar 370 raste të reja me coronavirus.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 51 janë riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 391 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 3 viktima nga Covid-19. Nga një person i vdekur nga Shkupi (72), Velesi (74) dhe Ohri (64). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Në regjistrin "Termini Im" janë konfirmuar edhe 7 viktima nga Covid-19. Tetova (1), Manastir (1), Kumanovë (1), Kriva Pallankë (1), Strumicë (1), Prilep (1) dhe Resnjë (1). Të ndjerit janë të moshës 37-89 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikzar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 299.419, numri i të shëruarve është 287.518, numri i të vdekurve është 9.075, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.826./Telegrafi/