Please enter at least 3 characters.

Refuzohet oferta e Manchester Unitedit për Skriniarin

2018/03/Skriniar-1.jpg
135:"during the serie A match between FC Internazionale and Benevento Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on February 24, 2018 in Milan, Italy.
15:"Emilio Andreoli

Interi ka hedhur poshtë një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Manchester United për mbrojtësin Milan Skriniar.

Sipas La Gazzetta dello Sport, sllovaku nuk është në shitje.

Ai u transferua nga Sampdoria një vit më parë për 30 milionë euro plus Gianluca Caprarin, e që u dëshmua të jetë një lëvizje e qëlluar për Nerazzurët, pasi sllovaku ishte një "guri" në mbrojtjen zikaltër.

Milan Skriniar, mbrojtësi i Interit

Edhe pse vetëm 23 vjeç, Skriniar ka zhvilluar 38 ndeshje në Serie A sezonin e fundit, plus dy paraqitje tjera në Coppa Italia, duke shënuar dy gola në proces.

Jose Mourinho ka kohë që ka monitoruar mbrojtësin, por oferta e klubit të tij prej 64 milionë eurosh u refuzua menjëherë nga Interi.

Skriniar sipas sportives italiane është në negociata të avansuara për të nënshkruar kontratë të re duke rritur pagën e tij nga 1.5 milionë euro në vit në 2.2 milionë euro në vit deri në vitin 2023.

Besohet se për Skriniarin ka interesim edhe nga Barcelona, Manchester City dhe Real Madridi. /Telegrafi/