Refugjatët, Danimarka rihap trafikun hekurudhor me Gjermaninë
10/09/2015
Klandestinët, kryesisht sirianë, thanë se nuk donin të qëndronin në Danimarkë por të vazhdonin rrugën për në Suedi, Norvegji apo Finlandë.
Pjesa më e madhe e tyre synojnë Suedinë, ku trajtimi shtetëror për refugjatët është më i miri në Evropë pas Gjermanisë, ndërsa qeveria daneze njoftoi ditë më parë se ka shkurtuar fondet për azilkërkuesit.
Përmes një njoftimi të publikuar në 10 gjuhët e botës dhe të shpërndarë për gazetat në Liban, Ministrja e emigracionit u kërkonte klandestinëve të mos vinin në Danimarkë, transmeton KP.
Ndërkohë në ndihmë të klandestinëve të bllokuar në stacion mbërritën dhjetëra vullnetarë, të cilët u ofruan ti transportonin me makina për në Suedi. /Telegrafi/


