Please enter at least 3 characters.

Reali interesohet për një katalunas, Grimaldo objektiv i Los Blancos

2019/04/GettyImages-1012875492.jpg
245:"LISBON, PORTUGAL - AUGUST 07: Alex Grimaldo of SL Benfica during the match between SL Benfica and Fenerbache SK for UEFA Champions League Qualifier at Estadio da Luz on August 7, 2018 in Lisbon, Portugal. (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images)
12:"Getty Images

Alex Grimaldo është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Benficas.

Mbrojtësi i majtë spanjoll iu bashkua gjigantit portugez në verën e vitit 2016 nga Barcelona B.

23-vjeçari nuk kishte vend në ekipin e parë të Barcelonës dhe iu bashkua Benficas për të pasur më shumë hapësira për dy milionë euro.

Por këtë edicion Grimaldo ka shkëlqyer me fanellën e ekipit portugez dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Alex Grimaldo. (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Arsenal, Chelsea dhe Atletico Madrid janë interesuar për të, ndërsa së fundmi garës i është bashkuar edhe Real Madridi.

Los Blancos synojnë transferimin e katalunasit për një shumë rreth 40 milionë euro.

Duke parë Marcelon drejt fundit të kontratës, Grimaldo shihet si zëvendësuesi i brazilianit.

Në 48 ndeshje zyrtare këtë edicion, Grimaldo ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë me fanellën e Benficas. /Telegrafi/