Please enter at least 3 characters.

Reali e nis me fitore nën drejtimin e Solarit, i shënon katër gola Melillas

2018/10/KarimBenzema.jpg
246:"SEVILLE, SPAIN - SEPTEMBER 26: Karim Benzema of Real Madrid CF reacts during the La Liga match between Sevilla FC and Real Madrid CF at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on September 26, 2018 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka regjistruar fitore bindëse si mysafir i UD Melillas (4-0) në ndeshjen e parë të 1/16 të finales të Kupës së Mbretit.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 28-të kur pas një asistimi nga Alvaro Odriozola, realizoi Karim Benzema.

https://www.dailymotion.com/video/x6whd3x

Në fund të pjesës së parë (45'+1) rezultati u dyfishua me golin e Marco Asensios, i cili u asistua nga Viniciues Junior.

https://www.dailymotion.com/video/x6whe60

Një gol tjetër për Los Blancos u shënua në pjesën e dytë (79') përmes Alvaro Odriozolas, ndërsa asistues ishte sërish Viniciues.

https://www.dailymotion.com/video/x6whfnw

Rezultatin përfundimtar e vendosi Cristo Ramon Gonzalez Perez (90'+2) falë asistimit nga Odriozola.

https://www.dailymotion.com/video/x6whgas

Rezultati prej 4-0 e bën favorit Real Madridin për të vazhduar tutje në Kupën e Mbretit, duke qenë se ndeshjen e kthimin e zhvillon në Santiago Bernabeu.

Duhet përmendur se kjo ishte ndeshja e parë e Los Blancos nën drejtimin e trajnerit të ri Santiago Solari, i cili zuri vendin e Julen Lopeteguit të shkarkuar. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6whft1