Please enter at least 3 characters.

Real Madridi sigurt ndaj Getafes, kthehet në pozitën e dytë në La Liga

2021/02/674a4068aad0fb5cadccd5e9c4c7e242o2.jpg

Real Madridi ka shënuar fitore në kuadër të javës së 22-të në La Liga, duke e mposhtur Getafen me rezultat 2-0

Mbretërit e nisën furishëm duke krijuar rast që në minutën e pestë me Casemiron, por pa sukses.

Pas tij provoi Karim Benzema në minutën e 14-ë, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Rastin e fundit të mirë në pjesën e parë e kishte Luka Modric, i cili gjuajti bukur, por portieri David Soria, ndali gjuajtjen e tij.

Në pjesën e dytë mbretërit gjetën golat.

Fillimisht në minutën e 60-te, Junior Vinicius gjen Karim Benzeman, i cili me kokë shënon për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë.  Ishte Ferland Mendy që u gjend më së miri në zonë për të shënuar për 2-0.

Deri në fund nuk kishte raste dhe Real Madridi mori fitoren e 14 sezonale, ku me 46 pikë mban vendin e  dytë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore