Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin me Chelsean
04/05/2021
Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për takimin ndaj Chelseat.
Los Blancos barazuan 1-1 ndaj The Blues në takimin e parë gjysmëfinal në shtëpi në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Nesër (e mërkure), Blutë janë nikoqir të madrilenëve, derisa kanë përparësinë e një goli në këtë sfidë.
Zinedine Zidane ka publikuar listën e plotë për takimin që fillon nesër në ora 21:00 në Stamford Bridge.
Lojtarët e ftuar nga trajneri francez:Portierë: Courtois, Lunin dhe Altube
Mbrojtës: Militao, Ramos, Nacho, Marcelo, Odrizola, Mendy dhe Miguel
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Isco, Valverde, Arribas dhe Blanco
Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Vinicius, Mariano dhe Rodrygo. /Telegrafi/


