Real Madridi pritet të shesë 6 lojtarë për të financuar projektin e ri
Real Madridi po vazhdon punën për ndërtimin e një skuadre të nivelit elitar për sezonet e ardhshme, por për të realizuar planet ambicioze verore, klubi është i detyruar të lirojë hapësirë në skuadër dhe të sigurojë të ardhura të rëndësishme.
Në total, pritet që gjashtë futbollistë të largohen nga “Los Blancos” në javët në vijim.
Sipas raportimeve të El Debate, klubi madrilen tashmë ka gjeneruar rreth 51 milionë euro nga shitja e Nico Paz dhe 17 milionë nga Víctor Munoz, ndërsa ka liruar gjithashtu rroga të rëndësishme me largimet e Carvajal, Ceballos dhe Alaba, me një kursim total që vlerësohet rreth 52 milionë euro.
Megjithatë, kjo nuk duket e mjaftueshme. Plani i drejtuesve të Real Madridit parashikon edhe largimin e të paktën gjashtë lojtarëve të tjerë, duke përfshirë dy mbrojtës, dy mesfushorë dhe dy sulmues.
Trajneri i ri, Jose Mourinho, thuhet se ka identifikuar disa lojtarë që mund të jenë të sakrifikueshëm, mes tyre Fran Garcia, Raul Asencio dhe Eduardo Camavinga, të cilëve u është lënë e hapur dera e largimit.
Po ashtu, në listën e mundshme të largimeve përmenden edhe Alvaro Carreras, Franco Mastantuono dhe Gonzalo García.
Nëse këto lëvizje finalizohen, Real Madridi do të siguronte fonde të rëndësishme për objektivat e mëdha të afatit kalimtar, ku synohen emra të nivelit të lartë si Michael Olise, Erling Haaland apo Julian Alvarez.
Megjithatë, nuk përjashtohet as një shitje e madhe, me Fede Valverde dhe Aurelien Tchouameni që përmenden si dy nga lojtarët më të kërkuar dhe potencialisht të sakrifikueshëm për të financuar projektin e ri galaktik. /Telegrafi/


