Real Madridi po tenton ta ‘heq qafe’ një lojtar shkaku i pagës së tij të majme
Real Madridi po përpiqet aktivisht të largojë David Alaban, pasi dëmtimet dhe paga e tij e lartë e kanë kthyer atë në një barrë si në aspektin financiar, ashtu edhe në atë sportiv. Sipas Mundo Deportivo, rënia e Alabas është bërë një problem për Realin si brenda ashtu edhe jashtë fushës, me klubin që tashmë ka mbetur me një lojtar fizikisht të paqëndrueshëm që përfiton 22.5 milionë euro neto në vit, më shumë se çdo lojtar tjetër në skuadër, përveç Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.Dikur i konsideruar si pasardhësi i Sergio Ramosit, Alaba pati një fillim të shkëlqyer pasi u transferua nga Bayern Munich në vitin 2021, duke ndihmuar klubin të fitojë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve që në sezonin e tij të parë.Megjithatë, një dëmtim i ligamenteve të kryqëzuara ndaj Villarrealit në dhjetor të vitit 2023 e rrënoi karrierën e tij.


