Please enter at least 3 characters.

Real Madridi ofron 100 milionë për De Gean, Perez e do para fillimit të Kupës së Botës

2018/04/De-Gea-Man-Utd.jpg
247:"BOURNEMOUTH, ENGLAND - APRIL 18: David De Gea of Manchester United during the Premier League match between AFC Bournemouth and Manchester United at Vitality Stadium on April 18, 2018 in Bournemouth, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është vendosur për të transferuar David de Gean n fund të sezonit aktual.

Portieri spanjoll është që një kohë të gjatë në radarin e Real Madridit dhe kanë tentuar disa herë transferimin e tij.

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Perez ka vendosur një shifër prej 100 milionë eurove për të provokuar Manchester Unitedin në shitjen e de Geas.

Mbretërit gjithashtu dëshirojnë që marrëveshja mes palëve të bëhet përpara fillimit të Kampionatit Botëror.

Davdi de Gea (Getty Images)

Megjithatë, çdo marrëveshje do të varet nga largimi i Keylor Navasit nga klubi mbretëror - një kërkesë kyçe nga vet De Gea.

Situata komplikohet gjithashtu edhe nga avancimi larg i Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Perez nuk dëshiron të shqetësojë Keylor Navarin para finales, prandaj do të presë derisa sezoni të mbyllet para nisjes së negociatave mbi një shitje për portierin e Kosta Rikës.

De Gea ka qenë i bindur nga komunikimi i tij me Perezin se nëse Navas nuk shitet, ai është i lumtur të qëndrojë në Old Trafford. /Telegrafi/