Real Madridi kërkon rikthimin e Zinedine Zidanes
Flitej se Juventusi do ta ofrojë në radhët e veta, Zinedine Zidanen, por lajmet e fundit që vijnë nga Spanja, flasin për një rikthim të tij te Real Madridi.
Sipas El Chiringuito, humbja 4-1 e Real Madridit ndaj Ajax të martën ka bërë që presidenti Florentino Perez të marrë 'masa urgjente'.
Lajmet e fundit që vijnë nga atje shkruaje se klubi është gati për t'i ofruar edhe një herë frenat e skuadrës trajnerit francez.
Zidane do ta kishte hedhur poshtë mundësinë për t'u rikthyer në mes të sezonit, por sipas burimeve ai ka shprehu gatishmërinë për të filluar përsëri me klubin nga sezoni i ardhshëm.
Në mes të raporteve thuhet se Perez ka mbajtur një takim urgjent pasi periudha e Los Blancos në dominimin e Ligës së Kampionëve ka marr fund.
Juve nga ana tjetër mendohej se do ta afronte Zizoun, pasi shihej si objektivi numër një i tyre për të zëvendësuar Max Allegrin.
Allegri me shumë gjasë do të largohet në fund të sezonit. /Telegrafi/


