Please enter at least 3 characters.

Real Madrid dhe Barcelona befasojnë me vendimin e tyre, nuk do të luajnë me fanellat tradicionale në El Clasico

2021/10/nhan-dinh-soi-keo-barcelona-vs-real-madrid-21h15-24-10-vong-9-la-liga-sieu-kinh-dien-sang-trang1635006962.jpg

Real Madridi ka njoftuar se skuadra do të vesh një fanellë të zezë në El Clasico kundër Barcelonës, që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu të dielën.

Fanellat e reja janë lansuar këtë sezon për 120-vjetorin e Real Madridit dhe janë projektuar nga stilisti legjendar Yohji Yamamoto.

Ai ka bashkëpunuar me Adidasin për dy dekadat e fundit, ndërsa ngjyrat e fanellës janë të zeza.

Në anën tjetër, Barcelona do të paraqitet me fanellën e tretë për këtë sezon, e cila ka ngjyrat e flamurit që përfaqëson Kataloninë.

Ky do të jetë një rast i veçantë për të dyja skuadrat, të cilat zakonisht kanë veshur fanellat e tyre të para.

Ndryshe, derbi i madh i kampionatit spanjoll do të luhet të dielën me fillim nga ora 21:00 dhe Reali ka 15 pikë më shumë se rivali historik.

Reali aktualisht është në vendin e parë në La Liga me dhjetë pikë më shumë se Sevilla e vendit të dytë dhe sigurisht që po shkon drejt një titulli të ri të kampionit. Nga ana tjetër, Barcelona është në vendin e tretë me pesë pikë më pak se Sevilla dhe po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve.  /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore