Please enter at least 3 characters.

Reagon Qendra Kosovare për Studime Gjinore: Kënga e Shkurte Fejzës promovon nënshtrimin e grave

2020/12/SH1.png

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka sjell plot projekte muzikore për fansat e saj këtë fundvit.

Së fundmi, ajo lansoi këngën e saj më të re “Nuse, Mësuese” në bashkëpunim me vajzën e saj, Gresa Behlulin.

Mirëpo teksti i saj këngëve ka ngjallur reagime te Qendra Kosovare për Studime Gjinor, të cilët e kanë cilësuar si promovim i nënshtrimit të grave.

Në njoftimin e tyre, ata kanë kërkuar nga ndjekësit që të raportohet kjo këngë, për shkak të përmbajtjes së tekstit.

Ky është reagimi i plotë i Qendrës Kosovare për Studime (pa ndërhyrje):“KËNGA "NUSE MËSUESE" PËRMBAN GJUHË TË URREJTJES DHE PROMOVON NËNSHTRIMIN E GRAVE. JU FTOJMË TA RAPORTONI!Ditë më parë është publikuar një këngë nga Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli me titull "Nuse mësuese", këngë e cila përveç që i redukton gratë në rolet tradicionale gjinore, është shumëfish shtypëse për gratë duke qenë se promovon dhunën ndaj grave si mjet të disiplinimit të tyre përmes përmbajtjes frazave si:"Fjala prishë e fjala ndreqëZgjedhi nuse ma mire fjalëtNë daç punët mos me i pasë keqZgjedhi nuse fjalët me mjaltë"..."Me folë butë e me duruNana ty nuse t'ka mësuVjehrren me e respektuTi nderon prindërit e tu"Këngë të tilla i kontribuojnë gjithashtu vazhdimësisë së thellimit të pabarazisë gjinore dhe përjetimit të grave si dytësore dhe lehtë të dominueshme.Andaj, ju ftojmë që të klikoni në vegzën e videos dhe ta raportoni duke klikluar butonin "Report" dhe duke e zgjedhur opsionin "Hateful or abusive content"”. 

Më poshtë gjeni tekstin e këngës "Nuse, mësuese":

Ah moj nuse sikur msuseN'shpi t'burrit mban ligjërataS'po t'pëlqejnë ty punt e vjehrrësS'po t'pëlqejnë çka thonë kunatatMori nuse vezulluseMa e reja je n'ket shpiDikush tjetër ma i vjetërPun’t ma mirë se ti i diRef...x2Fjala prish e fjala ndreqZgjidhi nuse ma mirë fjaltN’daq pun’t mos me i pas keqZgjidhi nuse fjalt me mjaltëAh moj nuse lumja nuseBijat për ty e shqyen definMe gëzim të madh ty të kanë priturPrandaj ti mos jau prish qejfinMe fol but e me dëgjuNana ty nuse t'ka mësuVjehrrën me e respektuTi nderon prindërit e tuRef...x2Fjala prish e fjala ndreqZgjidhi nuse ma mirë fjaltN’daç punt mos me i pas keqZgjidhi nuse fjalt me mjaltëRef...x2Fjala prish e fjala ndreqZgjidhi nuse ma mir fjaltN’daç punët mos me i pas keqZgjidhi nuse fjalt me mjaltë. /Telegrafi/