Please enter at least 3 characters.

Reagimi qesharak i gomarëve, që shohin barin për herë të parë (Video)

2016/09/Reagimi-i-gomarëve-kur-panë-barin-për-herë-të-parë-foto.jpg
11:"© Facebook

Në ‘Montgomery Creek Ranch’ në Shtetet e Bashkuara është filmuar momenti kur tetë gomarë kanë dalë nga rimorkioja me të cilën ishin transportuar.

Kafshët e rritura në shkretëtirën e Arizonës, nuk kanë ditur se si të veprojnë kur e kanë parë barin e gjelbër të Kalifornisë, transmeton Telegrafi.

Fillimisht shihet vetëm një gomar që menjëherë shoqërohet nga tjetri, duke i nuhatur dhe prekur me thundra bimët.

Më pas hidhen dy të tjerë, që duken më të guximshëm dhe kërcejnë në hapësirën e gjelbëruar.

Shikoni reagimin interesant të tyre, /Telegrafi/