Reagimi pasi dëgjon për herë të parë (Video)
02/06/2012
Djali, të cilit një grua nga pas kamerës i drejtohet me emrin Cooper reagon me kënaqësi pasi e dëgjon të ëmën që e thërret në emër.
Ai ngre duart lart duke qeshur me zhurmat përreth, e më pas ndalet të kuptojë botën e re që i hapet para.
Me njërën dorë që e vë herë pas here te veshi ku i është vënë pajisja, djali me hare vazhdon lojën me blloqet plastike.
Një ditë, ndoshta paksa më vonë se bashkëmoshatarët e tij, Cooper do mund të flasë dhe t’i tregojë botës si është të dëgjosh pasi ke kaluar dy vjet të jetës në heshtje të plotë. /Start/Telegrafi/


