Please enter at least 3 characters.

Reagimi i La Ligas në Twitter pasi Muriqi i shënoi gol të bukur Real Madridit

2022/09/GetPaidStock.com-631dda36806c2.jpg
271:"MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 11: Vedat Muriqi of RCD Mallorca scores their side's first goal during the LaLiga Santander match between Real Madrid CF and RCD Mallorca at Estadio Santiago Bernabeu on September 11, 2022 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Vedat Muriqi ka arritur t'i shënoj gol Real Madridit në Santiago Bernabeu.

Sulmuesi kosovar ka qenë fantastik në 45 minutat e para të sfidës ndaj kampionëve në fuqi të Evropës.

Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 35-të me autor Vedat Muriqin.

Një harkim i bukur nga Lee Kang-In bëri që Muriqi të realizonte gol të bukur me kokë për t’i dhuruar Mallorcas epërsinë 0-1.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i faqes zyrtare të La Ligas në Twitter, pasi prizrenasi shënoi.

"Vedat Muriqi i jep epërsinë Mallorcas përballë Real Madridit", shkroi faqja e La Ligas në versionin anglisht në Twitter.

"Goli i parë shënohet nga pirati Vedat Muriqi", shkroi faqja e La Ligas në versionin spanjisht.

45 minutat e para në sfidën Real Madrid - Mallorca u mbyllën me rezultat 1-1, ku Valverde realizoi një super gol për t'i barazuar shifrat në 1-1. /Telegrafi/