Reagimi i Dembeles ndaj Davies bëhet viral
Reagimi i Ousmane Dembele ndaj Alphonso Davies tek rasti i akordimit të penalltisë është bërë viral tashmë dhe ka pushtuar rrjetet sociale.
Në një ndeshje spektakolare të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain mposhti Bayern Munichun me rezultat 5-4 në Parc des Princes.
Shikuesit panë një duel të pabesueshëm plot me rikthime dhe kthesa, i cili bëri histori me pesë gola në pjesën e parë. Parisienët shënuan nga dy herë me Khvicha Kvaratskhelia dhe Dembele, ndërsa Joao Neves shtoi një gol. Harry Kane, Michael Olise, Dayot Upamecano dhe Luis Diaz shënuan për bavarezët.
Më i miri i ekipit në spektaklin parisien ishte Dembele. Sulmuesi i PSG-së dhe fituesi aktual i Topit të Artë shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër. Dembele shënoi golin e dytë nga pika e bardhë për t'i dhënë vendasve epërsinë 3-2.
Penalltia u akordua në fund të pjesës së parë kur Dembele në tentim për të krosuar në zonën e penalltisë, topi përfundoi në dorën e Alphonse Davies.
Gjyqtari Sandro Scharer nuk reagoi menjëherë, por pasi shikoi VAR-in, ai tregoi një penallti për Bayernin. Davies u çmend dhe u përpoq të shpjegonte se topi i kishte goditur dorën.
Oh mon Dieu, c'est quoi ce regard que Dembélé lance à Davies 😂 pic.twitter.com/vBQdC9VMq1
— Ismaila (@DaboFcb) April 28, 2026
Kur pa se gjyqtari nuk po e falte, lojtari i Bayernit iu afrua Dembeles, i cili ishte gati të gjuante penalltinë, dhe e siguroi për pafajësinë e tij, duke kërkuar dhembshuri dhe mirëkuptim.
Megjithatë, ai mori një vështrim tallës dhe rrotullimin e syve nga Dembele. Fytyra e tij, ndërsa Davies i betohej pafajësisë, u bë virale. Sidomos pasi Dembele menjëherë vrapoi dhe shënoi nga pika e penalltisë.
Tifozët e futbollit në rrjetet sociale po theksojnë se shikimi i Dembeles ndaj Davies u kujton atyre memen e famshme të njohur si "Bitch please". /Telegrafi/
The Chinese troll face is also known as the "Bitch, please" meme
Deffenetly expect China cabal to pick this up sooner or later
8jruarfTo83pVoegcC1Nm4zGb2KN8qDqgSK8tuqhbonk pic.twitter.com/OlB4JPHC4s
— Valito (@x_valito) July 14, 2025


