Please enter at least 3 characters.

Reagimi epik i gorillave pasi ndeshen me një gjarpër në një park të Florida-s

2021/06/Gorillat-1.png

Një video tani e bërë virale e xhiruar në Walt Disney World Resort në Orlando, te parku i Mbretërisë së Kafshëve në Florida, tregon reagimin epik të gorillave që u ndeshën me një gjarpër.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vizitorët e parkut ishin përgjatë shtegut të gorillave, kur disa të ftuar vunë re një prej gorillave që po gjurmonte diçka me dorë.

Pra rezultoi se aty gjendej një gjarpër i cili disi arriti të hynte brenda, dhe prania e tij shkaktoi mjaft shqetësim.

“Oh, është një gjarpër aty!”, tha dikush në video. Pas disa sekondash, gorilla të tjera afrohen për të parë se për çfarë bëhet fjalë.

Përdoruesi i TikTok @silkystrokesurvivor kapi të gjithë bashkëveprimin në një video me dy pjesë, e cila është parë miliona herë tashmë. /Telegrafi/