Please enter at least 3 characters.

Rasti Banjska, Kearns: Tani të dënohen “drejtuesit kryesorë”, janë brenda qeverisë së Serbisë

Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për rastin e sulmit në Banjskë, duke i dënuar Bllagoje Spasojeviqin dhe Vlladimir Tolliqin me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviqin me 30 vjet burgim.

Pas këtij vendimi, ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns, e cila ka kërkuar që drejtësia të shkojë edhe tek “drejtuesit kryesorë” të sulmit që ajo e cilëson terrorist.

Në një postim në platformën “X”, Kearns ka shkruar: “Tani, ju lutem, drejtuesit kryesorë. Do t’i gjeni brenda Qeverisë së Serbisë, dhe të tjerë që po fshihen dhe mbrohen nga Qeveria e Serbisë”.

Kearns ka shpërndarë një lajm të “BBC News (World)”, ku raportohet për dënimet lidhur me rastin në Banjskë, duke e shoqëruar me thirrjen që përgjegjësia të zgjerohet edhe tek organizatorët e nivelit të lartë.

Rasti i Banjskës, i cili ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare, vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të rënda të sigurisë në veri të Kosovës në vitet e fundit./Telegrafi/