Please enter at least 3 characters.

Rast i pazakontë në Karolinën e Veriut - rruga mbulohet me një përzierje “me një erë të këndshme mentoli, por që ishte tepër e rrëshqitshme”

Një rrugë në Karolinën e Veriut u mbyll përkohësisht të mërkurën në mëngjes, pasi u mbulua nga një përzierje e pazakontë: pastë dhëmbësh dhe “mbeturina të operacioneve të përpunimit të drurit, siç janë sharrimi, lëmimi, frezimi dhe prerja.

Ngjarja ndodhi në Gold Hill Road, mes Old Liberty Road dhe Giles Chapel Road, në qytetin Asheboro.

Policia njoftoi se përzierja kishte një erë të këndshme mentoli, por ishte tepër e rrëshqitshme.

Rruga u rihap pasdite, pasi ekipet për pastrim përfunduan punën. /Telegrafi/