Rast i hidhur në fabrikën e ëmbëlsirave, pastruesja mbytet nga karamelja e shkrirë (Foto)
32:"© social media / east2west news
24/10/2017
Natalia Nemets ka mbetur e vdekur në një fabrikë ëmbëlsirash në Bolgorod të Rusisë, pasi i ka rënë sipër karamelja derisa ishte duke e pastruar një kazan.
Kolegët kanë dhënë alarmin, me të parë këmbët e 36-vjeçares, pasi pesha e nxehtë ia kishte shkrirë trupin, transmeton Telegrafi.
“Është përvëluar për së gjalli, ajo nuk ka mundur të shpëtonte nga sasia që i ra papritmas”, ka thënë një kolege lidhur me rastin.
Ende nuk dihet se si është aktivizuar dhe hapur kapaku, që ka zbrazur masën e cila ishte në procesin e zierjes. /Telegrafi/


